Vjen në krye të Teatrit të Kukullave, një emër i mirënjohur i kinemasë dhe komedisë. Agim Bajko, sapo është konfirmuar si drejtor pranë Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.
Bajko është prej vitesh, aktori karizmatik i humorit dhe i satirës. Ka kontribuar për shumë vjet në Teatrin e Varietesë të Tiranës, televizion dhe kinematografi, duke krijuar me dhjetëra figura të ndryshme artistike, me vlerësimin e kritikës profesionale, njëkohësisht edhe mbarë publikut.
Mes të tjerash, ai njihet edhe në një seri filmash humoristikë, si: “Martesa e Hasanit”, “E ëma e Zeqos”, “TV Titanik” me Xhevair Zenelin dhe Pranvera Veizin, “Greku në Himarë”, “Radha e vizave”, “Në shtrat me OSBE-në”, “Don Kishoti në Tiranë”, “Ali Pashë Tepelena”, “Gjergj Elez Alia”, “Ushtria pastron”, “Moisiu dhe Papa”, “Pastrimi i figurave”, “Inagurimi i Missit”, “S’ka vend për varre”, “Koridori i 8”, “Kuvendi II i Lezhës”, “Greku në Koçinare”, “Çmimi i shekullit” etj…
Për kontributin në medien televizive, Agim Bajko është vlerësuar me çmimin “Personazhi i vitit”, më 2009, nga vlerësimi vjetor radio-televiziv. Gjithashtu, më 2012 është nderuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i madh”.