Sipas medieve angleze, në një ditë si kjo e Shën Valentinit, vlen të ribotohet letra e dashurisë, e cilësuar si më e bukura e të gjitha kohërave.
Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Në prag të Shën Valentinit, një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes, është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë. Në letrën e shkruar në vitin 1994, Johnny Cash i uron ditëlindjen gruas përmes fjalëve.
“Po plakemi e po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam, pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë nga pak njëri-tjetrin. Ndoshta, ndonjëherë e marrim njëri-tjetrin si të mirëqenë. Por, ka raste, si sot, që meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën, me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps dhe më frymëzon, sërish. Ti pasqyron gjithçka pozitive në mua. Je gjithçka që dëshiroj, arsyeja numër një në botë, e ekzistencës. Të dua shumë”.