MENU
klinika

"Receta e mamit"

Petë sfoliate me salsiçe brenda, byreku më i shijshëm që keni ngrënë!

14.02.2020 - 15:32
Koha e përgatitjes: 10 minuta 
 Koha e gatimit: 15 minuta
Receta për: 6 person

Kjo recetë seç më kujtoi ato kohërat e fakultetit, kur krahas një shisheje dhallë, ndiheshim studentët më të lumtur në botë!

INGREDIENTËT

  • 1 pako petë sfoliatë e gatshme
  • 1 pako salçiçe
  • 1 e verdhë veze

UDHËZIMET

  1. Hapni petën sfoliatë në tavolinën e punës.
  2. E prisni në shirita të gjatë.
  3. Në cepin e shiritave vendosni salsiçen dhe e rretulloni petën me dorë.
  4. Sipër e prisni petën pak me thikë.
  5. Kështu veproni me të gjitha.
  6. Në fund i lyeni me pak të verdhë veze dhe nëse dëshironi mund t’i spërkasni sipër me fara susami.
  7. I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!