MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë me spinaq, thelbësore për shëndetin e kockave tuaja!

14.02.2020 - 15:35

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit!

INGREDIENTËT

  • 1 kg spinaq të larë
  • 2 tufa kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 2 hudhra të njoma
  • vaj ulliri
  • kripë,piper

UDHËZIMET

  1. Spinaqin e larë mirë e copëtoni imët me dorë.
  2. Grini imët edhe qepët e njoma, hudhrat, koperin dhe majdanozin.
  3. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepët e njoma me hudhra.
  4. Tani shtoni spinaqin dhe e përzieni vazhdimisht derisa t’i ulet volumi. Mos harroni t’i shtoni edhe pak kripë.
  5. Kur spinaqi të ketë ulur tërësisht volumin shtoni koperin, majdanozin dhe pak piper. Shijojeni sallatën të ngrohtë!