MENU
klinika

Dy ndërhyrjet e Financës

Më shumë tregti, më pak kosto

15.02.2020 - 12:48

Qeveria parashikon të bëjë dy ndërhyrje kryesore në tre vitet e ardhshme të cilat synojnë të lehtësojnë tregtinë rajonale, si dhe të minimizojnë burokracitë. Masat e përfshira në programin e reformave ekonomike 2020–2022, me fokus në lehtësimin e tregtisë dhe transportit në kufi, synojnë përmirësimi i kalimit kufitar të pikës Qafëthanë (Shqipëri) me Maqedoninë e Veriut, përmes krijimit të një ndalese të vetme operative.

Sipas dokumentit, masa e propozuar do të rezultojë në promovimin e lëvizjeve ndërkombëtare dhe tranzitore të njerëzve dhe mallrave me BE-në dhe fqinjët e saj rajonal. Ky përmirësim pritet të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv në kostot logjistike të tërheqjes së më shumë përdoruesve ndërkombëtarë në transportin rrugor dhe rritjen e mundësive ekonomike për drejtuesit e kamionëve në distanca të gjata dhe përdoruesit lokalë të rrugës. Ndërsa masa e dytë lidhet me zhvillimi i sistemit të ri të kalimit të kompjuterizuara.

Sipas draftit, përfitimet kryesore të këtyre masave do të jenë kursimi i kohës për procedurat e zhdoganimit të importit dhe të eksportit, radhitja dhe ndjekja midis pikave të kryqëzimit që do të stimulojnë tregtinë ndërkufitare dhe do të kontribuojnë pozitivisht në rritjen ekonomike, duke sjellë efekte pozitive dhe produktivitet.