MENU
klinika

Talenti Arlind Sejdiu

“Iki nga Finlanda për Kosovën ose Shqipërinë”

27.09.2018 - 17:39

Arlind Sejdiu është një nga lojtarët që duhet të merret parasysh seriozisht nga skuadra Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. 17-vjeçari ka tre vite që luan te skuadra e Honka U-19 dhe njëkohësisht është aktivizuar edhe grumoshat e ekipit kombëtar të Finlandës.

Sejdiu, edhe pse 17 vjeç aktivizohet me kombëtaret e U-18 dhe U-19 të Finlandës. Ndërkohë në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën, ai është shprehur se asnjëra nga të dyja nuk e ka kërkuar. Ai pohon se, nëse ato do e kërkonin, do të treohej i gatshëm për të përfaqësuar ngjyrat e origjinës së tij.

sejdiu arlind
sejdiu arlind

“Është mirë që jam pjesë e Finlandës, ndihem mirë këtu. Tashmë do të luajmë edhe për kualifikimet e Europës dhe për këtë ne duhet që të jemi në nivelin më të mirë. Nuk më ka kontaktuar as Kosova e as Shqipëria. Do të ishte privilegj për mua, nëse do të luaja edhe për dardanët”, – u shpreh për “Sporti në KTV”, Arlind Sejdiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-sulmuesi i Shqipërisë U-17

Deklaroi se do Kroacinë, Kosova i bën ftesë