Keisi dhe Stresi janë ndarë që prej verës së kaluar, por sërish historia e tyre dhe deklaratat që bëjnë, vazhdojnë të jenë në fokusin e mediave.
Në ditën e Shën Valentinit, Keisi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke ripostuar një video të dy viteve më parë, nga surpriza romantike e Stresit. Ndërsa reperi nga ana tjetër postoi një foto me ish të fejuarën dhe nuk ngurroi t’i bënte një urim publik kur ajo kishte ditëlindjen.
Kaq u desh që menjëherë në media të përflitej për një pajtim të një prej çifteve më simpatik.
Sot Keisi ka ngritur aludimet se së shpejti do të mbahet edhe dasma e cila muaj më parë u anulua. Bukuroshja pasi ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke zgjedhur fustanin e nusërisë.
“Mendoj që e gjetëm të duhurin”, shkruan Keisi.