MENU
klinika

Ende në Bruksel

Thaçi mungon në seancën solemne

17.02.2020 - 13:30

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë ftesë nga Kuvendi për të marrë pjesë në seancën e organizuar për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, kanë konfirmuar burime për Gazetën Express. Megjithatë, ulësja e rezervuar për të parin e shtetit ka mbetur e zbrazët pasi që Thaçi nuk mori pjesë. Siç merr vet Gazeta Express, kreu i shtetit do të kthehet pasdite nga Brukseli.

Disa aktivitete janë paraparë që të mbahen për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga një grup i krijuar në qeveri të Kosovës, në krye me zëvendëskryeministrin Haki Abazi.

Ndër to, është organizuar edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, që zakonisht mbahet në përvjetorë të pavarësisë. Mirëpo, këtë vit, aty nuk ka marrë pjesë presidenti i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Express, Thaçi e ka lënë të kthehet sot pasdite nga Brukseli, mirëpo, burimet kanë konfirmuar se ai ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm. Ndaras nga dy liderët tjerë të shtetit, Thaçi do t’u drejtohet edhe pjesëtarëve të FSK-së në ora 16:00. Dy orë më vonë ndërkaq ai ka organizuar pritje shtetërore në katedralen “Nën Tereza”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thaçi, ndaras Kurtit dhe Osmanit

“Pavarësia” nuk arriti t’i bëjë bashkë

Urimi i ambasadës amerikane

“Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë”