Ka njohur veçse suksese të njëpasnjëshme. “Shpia e Agës”, bashkëprodhim ky i kinemasë kosovare, vazhdon të bëjë bujë në festivalet ndërkombëtare të filmit.
Së fundmi, filmi ka marrë katër çmime nga “Aswan International Women Film Festival”, në Egjipt.
“Shpia e Agës” është vlerësuar me çmim, për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. Rozafa Çelaj është shpërblyer me çmimin për aktorën më të mirë dhe çmimin e ‘Filmit më të mirë’, nga Asociacioni Egjiptian i Kritikëve të filmit.
Në rolet kryesore në këtë film. janë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.
Filmi “Shpia e Agës” është bashkëprodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës e Shqipërisë, me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.