MENU
klinika

Nga Bloomberg

Turqia, e vetme në luftën për Sirinë..

17.02.2020 - 21:26

Pas pothuajse një dekade luftërash të brendshme, kriza siriane po kalon në një konflikt më të gjerë: Turqia dhe Siria janë në prag të luftës konvencionale. Epiqendra e këtij konfrontimi është Idlib, ku regjimi i diktatorit sirian Bashar al-Asad po bën përpjekje për të marrë kontrollin territorial mbi veriperëndimin e vendit.

Bombardimi i popullatës civile, ka bërë që shumë njerëz brenda vendit ë lëvizin drejt kufirit turk nga frika.

Turqia tashmë është pritëse e 3.6 milion refugjatëve sirianë, me siguri në kufirin e aftësisë së saj absorbuese. AK, partia në pushtet e shikon reagimin popullor kundër refugjatëve sirianë si një arsye kryesore për humbjet e saj në zgjedhje në disa zona të mëdha metropolitane vitin e kaluar.

Erdogan ka lëshuar një ultimatum, duke kërkuar që forcat e regjimit të heqin dorë nga përfitimet e tyre të fundit territoriale para fundit të shkurtit. Mosrespektimi mund të shkaktojë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis Turqisë dhe Sirisë, me pasoja katastrofike për rajonin dhe më gjerë.

Ndërkohë, regjimi i Asadit vazhdon të përparojë, i nxitur nga mbështetja ruse, si ushtarake, ashtu edhe diplomatike.

Përballë një përshkallëzimi të tillë, Erdogan duket se po shpreson që të ndodhin dy gjëra: së pari, që shfaqja e forcës e shfaqur nga lëvizja e njësive të ushtrisë turke do të frikësojë Asadin; dhe së dyti, që në fund të fundit Presidenti rus Vladimir Putin, nuk do të ndryshojë marrëdhëniet e Rusisë me Turqinë për shkak të kësaj.

Afrimi midis Ankarasë dhe Moskës, ka qenë një nga dinamikat e habitshme rajonale të viteve të kaluara, duke bërë që disa në perëndim të spekulojnë për një riorientim strategjik turk drejt Rusisë dhe larg nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Por konflikti i drejtpërdrejtë turko-sirian mund të shkaktojë dëme të qëndrueshme në marrëdhënien Erdogan-Putin.

Pra, duket se Turqia qëndron vetëm përballë krizave humanitare dhe ushtarake në kufirin e saj jugor. Kjo është disi një paradoks për një vend që mbetet një aleat kryesor për sigurinë e Perëndimit. Është gjithashtu një tregues i kostos së diplomacisë së paduruar të Turqisë së viteve të fundit.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!