MENU
klinika

"Receta e mamit"

Me perime dhe fileto pule, kjo supë është gjithçka që i nevojitet trupit tuaj sot!

18.02.2020 - 11:31

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 30 minuta

Recat për: 5 persona

INGREDIENTËT

  • 2 patate (të prerë kubikë)
  • 1 gotë ujë
  • 2 koncentrat pule
  • 2 vezë (të rrahura)
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 fileto pule
  • 1 qepë (e grirë imët)
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq

UDHËZIMET

  1. Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.
  2. Shtoni ujin dhe më pas tabletat. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.
  3. Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati!