Pak pas përfundimit të takimit me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi për mediat se vendi rrezikohet nga një grusht shteti.
Teksa dha detaje nga takimi me presidentin Ilir Meta, Basha ishte në të njëjtën linjë me kreun e shtetit, ndërsa theksoi se maxhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese. Mes të tjerash ai foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.
“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës.
Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm.”, tha Basha.