Paraditen e sotme është organizuar një protestë nga sindikata e fermerëve në qytetin e Lushnjes. Fermerët e degëve Lushnjë, Divjakë, Berat, Fier, Kuçovë, por edhe nga zona e qytete të tjera kanë dalë sot në protestë, pasi sipas tyre, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e parashtruara nga sindikata.
Ata kërkojnë përmirësimin e situatës në prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Kërkesat kryesore të protestuesve konsistojnë në:
-Ndryshimin e skemës nga subvencion indirekt në subvencion për njësi të nxjerr në treg;
-Barazim në paketën fiskale për 2020 për nivelin e njëjte të TVSH-së si në shitje dhe në blerje;
-Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme për prodhimin e humbur nga fatkeqësitë natyrore apo stoku;
-Qeveria të krijoje agjenci për studimin e tregjeve dhe orientimin e fermerëve si dhe të krijoje laboratorë analizash;
-Qeveria të jetë garant me ligj për të mbrojtur produktet bujqësore si dhe të jete garant i interesave te fermerëve prodhues dhe tregtareve.