23.02.2020 - 19:39
INGREDIENTËT
- 1 petë sfoliatë e gatshme
- 3 kokrra mollë jeshile
- 1 lugë çaji kanellë
- 1 lëkurë limoni
- 3 lugë gjelle miell
- 1 kokërr vezë
- 3 lugë gjelle sheqer kaf
UDHËZIMET
- Qërojini mollët dhe i prisni në kubikë.
- Në një tas kombinoni mollët, sheqerin, kanellën, 2 lugë gjelle miell dhe lëkurën e një limoni. I përzieni mirë të gjitha.
- Hapni petën dhe spërkateni me pak miell.
- Shtoni mollët në mes të petës dhe rrotullojeni petën. Jepini formën që dëshironi.
- Lyeni petën me të verdhën e vezës sipër dhe spërkateni me pak sheqer kaf.
- Piqeni për 15 minuta në 200 gradë. Ju bëftë mirë!