Brenda këtij viti, Banka e Shqipërisë do të adoptojë Direktivën e Bashkimit Europian mbi llogaritë e pagesave. Sipas Scan, zgjerimi i përqindjes së popullsisë që zotëron një llogari bankare dhe kryen veprime me të synon rritjen e përfshirjes financiare dhe uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi. Mbështetur në të dhënat më të fundit fundit, vetëm rreth 40% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë një llogari bankare.
Ekonomia shqiptare ka përdorim tejet të lartë të parasë cash dhe 96% e pagesave nga konsumatorët dhe bizneset shlyhen në para fizike. Një studim i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore për kostot dhe kursimet e pagesave me vlerë të vogël ka treguar se në total këto pagesa kanë një kosto sa rreth 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose pothuajse 300 milionë dollarë në vit. Zëvendësimi i një pjese të pagesave cash do të ulte kostot, duke siguruar kursim të konsiderueshëm të parasë, por edhe të kohës, për konsumatorët.