MENU
klinika

Ditë të këqija

Universiteti “Eqerem Çabej” drejt mbylljes?

28.09.2018 - 11:58

‘Universiteti “Eqerem Çabej’ në Gjirokastër po shënon ditët më të këqija në historinë e tij dhe kjo referuar numrit të studentëve të cilët janë regjistruar gjatë fazes së parë që është rreth 150 aplikantë.

Pa dyshim që ky konsiderohet numri më i ulët ndër vite pavarësisht se ky është një nga institucionet më me zë në vend dhe sot ofron mbi 37 programe akademikë. Për stafin pedagogjik i cili është një prej më të konsoliduarve në rang Republike kjo vjen si penalizim i notes mesatare që duhet të jetë mbi 7 për çdo student që dëshiron të vazhdojë studimet e larta, kriter i vendosur nga Ministria e Arsimit.

Por jo e të njëjtit mendim është Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila ja “faturon” këtë situate perfomancës së cilësisë pranë këtij universiteti gjë për të cilën ka deklaruar:

“Unë besoj se cilësia në mësimdhënie nuk është një formalitet, por është një garanci për të ardhmen. Ne kemi nevojë të rrisim cilësinë. Kjo do të thotë që Universiteti ‘Eqrem Çabej’, duhet të rrisë performancën për të qenë konkurrent me universitetet e tjera. Duhet të konkurrojmë vetëm me cilësi. Hapja e programit Master për Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore duhet të jenë një pikë e fortë e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ sepse tregun e ka të siguruar”, tha Kumbaro.

Ministrja shtoi më tej se universiteti duhet t’i orientojë programet e studimit drejt tregut të punës që është më specifik për Gjirokastrën.

Nuk duhet të jemi peng i një diplome formale që na ka marrë në qafë në 15 vitet e fundit, por duhet që universiteti të orientohet aty ku Gjirokastra krijon më shumë treg pune, që është turizmi dhe trashëgimia kulturore”, u shpreh ministrja e Kulturës.

Por në fakt kriteri i vendosur për notën mesatare nuk është ngërçi i vetëm, pasi Gjirokastra po “boshatiset”dita-ditës nga banorët e saj e padyshim të rinjtë janë ata që largohen të parët duke e konsideruar qytetin e gurtë si pa perspective e të ardhme, fakt i cili po vihet re nga të gjithë me përjashtim të të “zgjedhurve” të këtij Qarku,të cilët komuniteti i sheh shumë rrallë në Gjirokastër.

Shumë prej degëve të Universitetit Eqrem Çabej rrezikojnë seriozisht mbylljen e tyre ndërsa rregjistrimet më të shumta janë pranë degës së Infermierisë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë regjistrimet në fazën tjetër, ndonëse pritshmëritë nuk janë të larta ,ndërsa vlen të theksohet se edhe numri i studentëve të rregjistruar gjatë fazes së pare mund të “futet ne ujë”pasi shumë prej tyre kanë aplikuar edhe në universitetet e kryeqyetit dhe konkurrimi pranë Universitetit të Gjirokastrës mbetet një zgjedhje e dytë e detyruar në rast se ata nuk arrijnë të kualifikohen pranë Universiteteve në të cilat kanë aplikuar në Tiranë.

E.B

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë