MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me lulelakër dhe kërpudha. Ç’të hash!

24.02.2020 - 16:50

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 5 persona
Pak mozzarella sipër dhe e sigurt që do të lëpini gishtat!

INGREDIENTËT

  • 150 gram djathë mozzarella
  • 1 lulelakër, e pastruar dhe e ndarë në copa të vogla
  • 200 gram kërpudha
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi për shije
  • pak trumzë

UDHËZIMET

  1. Ngrohni paraprakisht furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine. E spërkasni me pak vaj ulliri.
  2. Vendosni me rradhë copat e lulelakrës (pasi i keni larë mirë me ujë të bollshëm).
  3. Sërish i shtoni sipër secilës vaj ulliri, kripë, piper. I fusni në furrë për 20-25 minuta, derisa të marin një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
  4. Ndërkohë që një tas kombinoni kërpudhat me kripë, piper, hudhra. I trazoni mirë.
  5. I vendosni edhe këto për t’i pjekur në një tjetër tavë, me letër kuzhinë poshtë vetëm për 10 minuta.
  6. Pasi të dyja masat të jenë gati, i nxirrni nga furra dhe kërpudhat ia shtoni sipër lulelakrës.
  7. Shtoni djathin dhe e vendosni në furrë për 3 minutat e fundit, derisa djathi të ketë shkrirë.
  8. Në përfundim i shtoni trumzën e grirë hollë dhe tava me lulelakër e kërpudha është gati. Ju bëftë mirë!