MENU
klinika

Nga Bloomberg

Kush do e shkruajë kapitullin e fundit të epokës Merkel?

25.02.2020 - 17:16

Gara për të pasuar Angela Merkel si kancelare gjermane do të nisë tamam të martën kur tre nga kandidatët kryesorë të përshkruajnë planet e tyre për të drejtuar Bashkimin e saj Demokratik të krishterë.

Fillimi i garës tetë-javore për tu bërë udhëheqës të partisë, dhe sipas të gjitha gjasave edhe kandidat për kancelar i CDU-së për zgjedhjet e ardhshme, do të përcaktojë nëse Merkel mund ta përfundojë mandatin e saj, siç ishte planifikuar, apo duhet të përballet me një rival konservator si Friedrich Merz.

Merz, 64 vjeç, do të flasë para shtypit në orën 11 të mëngjesit, menjëherë pas një konference të përbashkët shtypi nga Armin Laschet, 58 vjeç dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, 39 vjeç.

Kryetarja që po largohet, Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e zgjedhur i Merkel, kishte planifikuar të qëndronte deri në fund të vitit, por ajo ishte e detyruar të përshpejtonte procesin dhe thirri një konferencë partie për 25 Prill.

“Duhet ta qartësojmë këtë situatë sa më shpejt,” u tha Kramp-Karrenbauer gazetarëve në Berlin, dy javë pasi ajo tronditi politikën, duke hequr dorë nga ambiciet e saj për kancelarinë.

Nëse partia zgjedh një konservatore, kjo mund të sjellë potencialisht një fund të parakohshëm për 14 vitet e Merkel si kancelare. Kramp-Karrenbauer, dukej se nuk mundi të drejtonte partinë me Merkel ende në detyrë dhe njoftoi dorëheqjen e saj pas 14 muajsh në punë.

Rezultati i zgjedhjeve në Hamburg të dielën, kur CDU pati performancën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, ritheksoi nevojën për urgjencë.

Kramp-Karrenbauer u përpoq të siguronte publikun se fraksionet e CDU do të qëndrojnë në paqe gjatë gjithë procesit dhe partneri i ri i Merkel, Social Demokratët, paralajmëroi se nuk do të mbështeste një veprim për të larguar Merkelin.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al

Sfidat ligjore mund të ngadalësojnë procesin

Zgjedhjet në SHBA/ Kur dhe si do të numërohen votat?

Para, rrjete sociale, raketa e satelitë

ANALIZA: Basti i madh i Elon Musk

“Arma” e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë

Zgjedhjet në SHBA/ A do ta “dënojnë” gratë Donald Trump?

Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris!

Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?