“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, jam në menopauzë dhe nuk di çfarë të bëj për afshet që kam. Çfarë më këshilloni?
Përgjigjet gjinekologu: Menopauza, pra ndalimi i menstruacioneve vjen si rezultat i ndalimit të prodhimit prej vezoreve të gruas i hormoneve femërore estrogjen dhe progresteron. Janë këto hormonet, të cilat në nxitjen e hormoneve të tjera në kohën që gruaja ishte pjellore e përgatisin trupin e saj në mënyrë ciklike, çdo muaj për të pritur shtatzëninë dhe që pastaj në mungesë të saj realizonin menstruacionet. Ndalimi i prodhimit të këtyre hormoneve në menopauze përveçse shkakton ndalimin e menstruacioneve dhe humbjen e aftësisë pjellore tek gruaja, është përgjegjës, edhe për ankesa të tjera të grave në këtë periudhë. Ndryshimi i nivelit të hormoneve estrogjen, progresteron fillon që në pre menopauze, ku nga rritja e nivelit i këtyre hormoneve, niveli i estrogjenit rritet, ndërsa ai i progresteronit ulet. Shkencëtarët sqarojnë ndikimin negativ të stresit me ndikimin e tij në ekuilibrin e hormoneve në organizëm, gjë që mund të përshpejtojë plakjen e vezoreve. Ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës mund të pakësojnë disa shqetësime. Për shembull, ato që pinë duhan mund t’i rrallojnë afshet nëse e lënë duhanin. Shumë gra mund të bëhen më mirë edhe nga ndryshimet në dietë, si pakësimi e madje shmangia e alkoolit, e kafeinës dhe e ushqimeve pikante ose të ëmbla, që nxitin afshet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.