MENU
klinika

Ministri gjerman: Pres që Komisioni Europian

“BE në mars do të marrë një vendim për çeljen e negociatave”

26.02.2020 - 15:24

Michael Roth, ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, është shprehur optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, Roth shpreson, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij  më 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ballkanit Perëndimor”. Michael Roth ka kujtuar ndryshimet që janë bërë në metodologjinë e zgjerimit të BE dhe pret që Komisioni Europian të njohë edhe progresin në reforma që kanë bërë të dyja vendet. Komisioni Europian ka për të njohur “progresin e rëndësishëm” në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe reformës së drejtësisë, beson Roth.

Vendimi për fillimin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut u shty në tetorin e vitit të kaluar, pas presionit të presidentit francez, Emmanuel Macron që kërkonte më parë reformimin e procesit të zgjerimit në BE. Tani Parisi është treguar i kënaqur me ndryshimet në procedurën e anëtarësimit të paraqitura nga Komisioni Europian. Por Parisi pret ende raportin e aktualizuar të progresit të Komisionit Europian të planifikuar për publikim në fillim të marsit.

Dihet se çelja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë disavjeçar në anëtarësim. Vetëm nëse kandidatët i përmbushin kriteret dhe bëjnë reforma mund të anëtarësohen në fund në BE. E për këtë nevojitet një vendim unanim i Bashkimit Europian./DW

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha