26.02.2020 - 16:11
Super praktike në përgatitje dhe mund t’i realizojë kollaj kushdo prej jush!
INGREDIENTËT
- 3 banane të qeruara dhe të shtypura
- 2 filxhanë me tërshërë
- 1 filxhan me fruta të thata të përziera
- 1/3 filxhan me kos
- 1 lugë çaji me kanellë pluhur
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 175 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
- Në një tas bashkoni bananet, tërshërën, frutat e thata, kosin dhe kanellën.
- I përzieni mirë dhe i lini për 15 minuta në frigorifer.
- Më pas i nxirrni dhe filloni e formoni me dorë disa biskota të vogla rrumbullake.
- I vendosni njëra pas tjetrës tek tava dhe i fusni në furrë të piqen pëe 20 minuta. Ju bëftë mirë!