27.02.2020 - 10:22
Moti i keq dhe era e fortë ka sjellë vonesa në Portin e Durrësit. Dy tragetet e linjës Durrës-Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.
Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual. Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Porti i Vlorës dhe Sarandës
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet drejt Brindisit
Deti me fuqi 8 ballë
Shiu ‘mbërthen’ Vlorën, pezullohen lundrimet
Bllokohen anijet e peshkimit