MENU
klinika

Shmangin abuzimet

Prodhimi i verës/ Kritere të reja për tregtimin

27.02.2020 - 13:06

Qeveria parashikon mbështetjen e industrisë së prodhimit të verës në vend, përmes vendosjes së kritereve dhe rregullave të reja që minimizojnë abuzimet në këtë sektor.

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj “Për Vreshtarinë dhe Verën” , i cili synon të qartësojë rregullat për prodhimin, për praktikat enologjike të autorizuara e kufizimet që zbatohen për prodhimin e përgatitjen për treg si dhe për emërtimin e origjinës, të treguesve gjeografikë dhe për termat tradicionale të rrushit, verës dhe produkteve të tjera.

Ndërhyrjet në legjislacion synojnë nxitjen e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimin e kësaj industrie sipas standardeve më të mira. Industria e verës përfshirë prodhimin vendas dhe importin vlerësohet të ketë një volum tregtar prej rreth 2 miliardë lekë ose rreth 15 milionë euro në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbritja e parë pas tre vjetësh

Bien çmimet e prodhimit me 0.2%