MENU
klinika

NOBELI për paqen 2020

Rekord kandidaturash për herë të katërt!

27.02.2020 - 13:39

        Mbi 300 kandidatura janë propozuar për Çmimin Nobel për Paqen, njoftoi sot Akademia e Nobelit. Sipas Akademisë, janë gjithsej 317 kandidatura, nga të cilat, janë 210 individë dhe 107 organizata.

Kjo është hera e katërt, që numri i kandidatëve arrin vlera të tilla. Aktivistja për klimën, Greta Thunberg dhe Lëvizja Demokratike në Hong-Kong, janë emëruar nga deputetët në Suedi dhe Norvegji.

Rekordi me 376 kandidatë u shënua në vitin 2016, kur juria prej pesë anëtarësh, zgjodhi si fitues presidentin e Kolumbisë, Manuel Santos, duke theksuar rolin e tij në përfundimin e luftës civile, më shumë se 50-vjeçare. Në vitin 2019, Nobeli për Paqen iu dha kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed Abiy. Ai u vlerësua për përpjekjet në zgjidhjen e konfliktit të gjatë kufitar me Eritrenë fqinje, si dhe ato për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Politikanët, akademikët, ish-fituesit e çmimit për Paqen, drejtorët e instituteve të kërkimit për paqen, si edhe anëtarët aktualë dhe të dikurshëm të Komitetit të Nobelit, janë në mesin e atyre që kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al