MENU
klinika

Nevojiten zinxhirët

Korçë, rinisin reshjet e dëborës, probleme në qarkullim

27.02.2020 - 14:08

Në zonat malore të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Prrenjasit kanë rënë reshje të dendura dëbore. Në Elbasan janë zbardhur edhe njësitë administrative Gjinar dhe Zavalinës.

Në Librazhd po ashtu ka pasur reshje të dendura dëbore ku në Stëblevë trashësia ka arritur 30 cm. Rruga Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Reshje dëbore ka në Rrajcë e Sopot të Prrenjasit. Mungon energjia elektrike në fshatrat e Librazhdit dhe Prrenjasit për shkak edhe të erës së fortë të natës së shkuar.

Korçë rifillojnë rreshjet e dendura të borës. Prej rreth 2 orësh tashmë vijojnë rreshjet në gjithë qarkun juglindor. Trashësia në Dardhë ka arritur 20 cm, raportohen probleme në qarkullim në këtë zonë për shkak të dendësisë. Qafa e Qarrit ka arritur 10 cm. Nevojiten zinxhirët për këto 2 akse. Rrugët nacionale janë të hapura. ARRSH dhe emergjencat në terren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të merren masa, rritje e gatishmërisë së ekuipazhit"

Deri të premten moti i keq, paralajmëron Drejtoria Detare