MENU
klinika

"Miss Julie"

Londo: “Modeli” i falimentuar i shoqërisë sonë

28.02.2020 - 17:46

       Shfaqja “Miss Julie” e August Strindberg, ngjitet këtë fundjavë në skenën e Arturbinës. Regjisori Kiço Londo rrëfen aktualitetin që përcjell kjo vepër e shkruar para 130 vitesh në shoqërinë shqiptare. Sipas tij, nëpërmjet veprës rrëfehet falimentimi i shoqërisë sonë

Premiera e shfaqjes “Miss Julie” e August Strindberg, ngjitet këtë fundjavë në Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në qendër të shfaqjes janë Miss Julie dhe Jean, që vijnë nën lojën e Laura Nezhës dhe Ervin Bejlerit. Regjisori Kiço Londo rrëfen se nëpërmjet kësaj shfaqje zhvillohet beteja jetë-vdekje, ku arrin të mbijetojë vetëm ai që është i aftë të përshtatet në situata të ndryshme jetësore

“Shfaqja sjell probleme të ekzistencës, falimentimin e shoqërisë, por edhe një dashuri në një raport seksual të veçantë edhe joshës”, – shprehet regjisori Kiço Londo.

“Shfaqja shpjegon jo si duhet bërë gjëra, se teatri nuk ka për detyrë që t’u thotë njerëzve se kështu duhet bërë, por që t’i bëjë njerëzit të mendohen edhe t’u thotë që kështu nuk duhet bërë gjërat. Edhe pse kjo gjë nuk vjen për shkak të tyre, por për shkak të kulturës së shoqërisë. Personazhi i Jean-it kërkon të ngrihet, kjo për shkak të ambicies, që vjen nga një rang i ulët. Ndërkohë, që Julie është në majë edhe bie poshtë”, thotë Bejleri.

Veprimet e Miss Julie janë të motivuara nga një sërë faktorësh, që e kanë origjinën që nga fëmijëria e saj edhe që janë ndarja klasore, dëshirat dhe natyra e saj impulsive, traumat dinamike të historive të familjes dhe babait të saj.

“Strindberg është një penë e pakrahasueshme në larminë e dramaturgjisë botërore. Julie është e paqartë në jetën e saj, por është një karakter i deformuar për shkak të deformimit të saj. Vuan frakturat e formimit të saj gjatë fëmijërisë, e diktuar nga marrëdhënia e dy prindërve të saj”, – shprehet aktorja, Laura Nezha.

Shfaqja prezantohet këtë fundjavë, në orën 20:00 tek Artubina.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al