MENU
klinika

"Nuk do të mbyllim kufirin"

Koronavirusi/ Franca bashkon forcat me Italinë

29.02.2020 - 12:59

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca nuk do të mbyllë kufirin me Italinë. Në takimin që pati me kryeministrin italian Giuseppe Conte në samitin një ditor në Napoli, Macron theksoi se të dy vendet duhet të punojnë së bashku për t’u marrë me urgjencën që rezulton nga virusi Covid-19. Konte shtoi gjithashtu se të dy vendet ranë dakord të punojnë krah për të siguruar një fushë të barabartë në bisedimet midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

”Ky samit Itali-Francë përfaqëson një hap cilësor, veçanërisht në fushën ekonomike, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte në fund të samitit me presidentin francez Emmanuel Macron në Napoli. Italia dhe Franca po punojnë ngushtë së bashku për t’u marrë me urgjencën prej virusit COVID-19 për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe të gjithë qytetarët europianë, bënë të ditur autoritetet e dy vendeve.

“Të dy vendet mbështesin nevojën për një pozicion të përbashkët europian për të trajtuar sfidën globale”, shkruhej në draftin e deklaratës përfundimtare të samitit ndërqeveritar Itali-Francë’. Jo! Nuk do t’i mbyllim kufijtë me Italinë’’, tha Macron për gazetarët. Në fillim të kësaj jave, liderja e opozitës Franceze, Marine Le Pen tha që Franca duhet të mbyllte kufirin e saj me Italinë për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Negociatat/ "Franca tjetër qasje nga Gjermania"

Rama nxjerr detajet: Ja pse Macron foli për “bishta”

Tani gjithçka duhet të ndryshojë!

Si BE-ja e përçau Ballkanin…