MENU
klinika

Rama: Mandati i tretë na duhet për...

“Detyra jonë ta bëjmë Europën këtu, t’i hapin kur të duan negociatat”

29.02.2020 - 13:58

Kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, mes tyre dhe për integrimin. Rama tha se kjo maxhorancë do punojë për ta bërë Europën këtu dhe le t’i hapin kur të duan negociatat.

“Fakti i dytë me dy mandatet që ne kemi marrë në 2013 dhe në 2017 kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse se sa të gjithë në të gjitha qeveritë e këtyre 30 vjetëve. Detyra jonë është ta mbyllim këtë mandat me një bilanc kuptimplotë por edhe me një program kuptimplotë reformash për mandatin e tretë të PS në qeverisjen e vendit. Nëse mandati i pari ishte për të hapur themelet, i dyti për të ngritur kantieret, mandati i tretë na duhet për të vendosur Shqipërinë në një nivel tjetër.

Fakti i tretë: Kjo parti është fytyra europiane e Shqipërisë. Kjo është e vetmja parti që kurrë nuk e ka tradhtuar apo cenuar interesin kombëtar por kjo është partia që ka arritur t’i japë sot një dimension të panjohur më parë politikes së jashtme të Shqipërisë dhe pavarësisht të gjithë luftës së madhe që bëhet këtu brenda kundër nesh, produktet e të cilës eksportohen jashtë sot si asnjëherë më parë, falë nesh Shqipëria është e respektuar dhe e vlerësuar në sytë e gjithë lidershipi europian dhe më gjerë. Detyra jonë është ta forcojmë më tutje këtë përmasë.

Në shengenin rajonal ku jemi që në krye të herë nxitës dhe sot në vijim do të jemi udhëheqës të këtij procesi. Përmes këtij procesi fuqizohet roli ynë jo vetëm në rajon por dhe në botë. Përmes këtij procesi fuqizojmë kandidaturën tonë për të qenë anëtare të BE. Europa burimi i frymëzimit tonë. Nuk presim nga Europa asnjë dhuratë, nuk kemi asnjë iluzion. Detyra jonë është ta bëjmë Europën këtu. Procesi i integrimit na jep mundësinë të ecim më shpejt përmes instrumenteve që ofron.

Na i hapën sot, nesër apo pasnesër negociatat këtë e dinë të zotët e shtëpisë. ne nuk presim asgjë. Po të duan t’i hapin po të duan mos t’i hapin, kur të ngenë le t’i hapin dhe faleminderit që na i hapën. Mjaft më duke përgatitur dasma ku krushqit nuk paraqiten në ditën e dasmës. Pavarësisht se nuk na i kanë hapur ne do punojmë e do vazhdojmë të punojmë njësoj si të ishin hapur. Detyra jonë është ta bëjmë këtë për shqiptarët, Shqipërinë e fëmijët tanë,”– deklaroi Rama.

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha