MENU
klinika

Flasin epidemiologët

A mund të transmetohet Koronavirusi nga përdorimi i celularit?

29.02.2020 - 20:13

Dezinfektimi i smartfonëve dhe pajisjeve të tjera është pjesë e standardeve mjekësore parandaluese për pacientët që kanë infeksion të këtij mikrobi shumë rezistent, por specialistë të sëmundjeve infektive sqarojnë se duhet patur kujdes që të mos e lidhim përdorimin e telefonit celular me përhapjen e koronavirusit.

Një virus ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u përhapur. Ky është mendimi i Massimo Andreoni-t, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin “Tor Vergata” të Romës.

“Smartfoni mund të jetë një mjet për transmetimin e mikrobeve rezistente, ndryshe është një virus që ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u riprodhuar. Duhet të jemi të kujdesshëm kur e lidhim atë me problemin e koronavirusit, përkundrazi ka kuptim në infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor. Ashtu sikurse mjekët janë mësuar të dezinfektojnë stetoskopin dhe pajisjet e matjes së tensionit, sigurisht nëse trajtojnë pacientë me mikrobe shumë rezistente, ekzistojnë disa masa paraprake specifike që duhet të merren, siç janë veshja e dorezave, larja e duarve dhe mospërdorimi i telefonit nëse i keni duart të padezinfektuara, në mënyrë që aparati të mos ndotet”, sqaron prof. Andreoni, i cili është edhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”