MENU
klinika

"Receta e mamt"

Patate të mbushura me fasule dhe misra

02.03.2020 - 16:03

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
E keni provuar ndonjëherë këtë recetë? Shumë e veçantë dhe tepër praktike për t’u përgatitur kurdoherë.

INGREDIENTËT

  • 3 patate me madhësi mesatare
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 filxhan me misra
  • 1 filxhan me fasule të zeza (konservë)
  • 1 filxhan me djathë parmigiano të grirë imët
  • Për salcën:
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur
  • Pak spec të kuq pluhur
  • Kripë, piper të zi
  • ½ lugë gjelle fara kumini
  • 4 qepë të njoma prerë imët
  • 6-8 lugë gjelle djathë vegan
  • Salcë pikante për shije

UDHËZIMET

  1. Patatet i lani mirë, i ndani përgjysmë dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  2. I fusni në furrë të piqen për 12 minuta në temperaturë 180 gradë.
  3. Ndërkohë në një tas bashkoni misrat, fasulet, vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe djathin parmigiano.
  4. Nxirrni patatet dhe sipër i shtoni mbushjen që përgatitët. I fusni në furrë edhe për 5 minuta të tjera.
  5. Ndërkohë përgatisni salcën duke bashkuar të gjithë përbërësit e saj në një tas.
  6. Nxirrni patatet, i shtoni sipër salcën dhe shijojini të ngrohta!