Bankat raportojnë në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave të gjitha transaksionet me vlerë 1 milionë lekë e lartë brenda 24 orëve.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë vijon të forcojë masat për transparencën e parave, duke miratuar rregullore të reja e detyrojnë klientin të paraqesë dokumentacion justifikues për depozitimet ose transfertat në shuma të mëdha.
Sipas BSH-së, për shuma më të vogla se 1 milionë lekë, kërkohet vetëdeklarim.
Ligji kërkon që të gjitha transfertat ose transaksionet në vlerë mbi 100 mijë lekë të jetë subjekt i masave të vigjilencës, çka do të thotë se sipër kësaj shume bankat mund të kërkojnë një deklarim për burimin e parave.
Të gjitha bankat kanë tashmë një strukturë të veçantë përgjegjëse për parandalimin e pastirmit të parave, që raporton dhe mban kontake periodike me institucionet që monitorojnë ligjërisht këtë aktivitet.