MENU
klinika

Shëndeti bankar

“S&P”: Ç’do ndodhë me bankat e mëdha?

04.02.2019 - 12:26

Përveç notës B+ për borxhin sovran, të cilin e vlerësoi me perspektivë të qëndrushme, agjencia “Standar and Poo’s” ka marrë në analizë edhe sektorin financiar.

Në raportin e fundit për Shqipërinë “S&P” është ndalur edhe te shëndeti bankar në vend, ku ka marrë në analizë largimin e bankave me origjinë europiane.

Sipas agjencisë për vlerësimin e kreditit, ikja e bankave evropiane është një shenjë konsolidimi të mëtejshëm.

“S&P” nënvizon në raport se bankat që janë larguar zënë vetëm një pjesë të vogël të sektorit dhe se sipas tyre nuk ka tendencë për t’u larguar nga Shqipëria nga bankat e mëdha.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Shëndeti bankar në Shqipëri sipas “S&P”, është i mirëkapitalizuar dhe ka nivel të lartë likuiditeti.

Ne nuk i shohim këto zhvillime si sinjale të një trendi më të gjerë të largimit të bankave të huaja nga vendi, duke qenë se bankat në fjalë zënë vetëm një pjesë të vogël të sektorit. Bankat më të mëdha nuk kanë dhënë sinjale të qarta se duan të largojnë investimin e tyre nga Shqipëria.

Përsa i përket shëndetit bankar, vlen për t’u theksuar se në Shqipëri ka nivel të lartë likuiditeti dhe mirëkapitalizim të bindshëm përtej niveleve të kërkuara“, shkruhet në raportin e Standard and Poor`s.

Gjithashtu sipas “S&P”, bankat në Shqipëri kanë reduktuat normën e kredive të këqija në 12%.

Kjo reflekton likuiditetin e lartë të sektorit, por edhe mundësitë e pakta për kreditim, si dhe strategjinë e tyre të viteve të fundit, për të rrezikuar pak”,nënvizon agjencia.