MENU
klinika

Federer humb vendin e tretë

Djokovic fiton në Dubai, Nadal në Meksikë

03.03.2020 - 15:48

Numri 1 dhe 2 në botë në tenis nuk ndalen. Novak Djokovic e Rafael Nadal kanë dalë fitues në turnetë ku morën pjesë. Tenisti serb, numri 1 në botë, triumfoi në turneun e Dubai, ku në finale mundi 2-0 (6-3, 6-4) grekun Stefanos Tsitsipas.

Për serbin kjo është fitorja nr.18 këtë sezon në po kaq ndeshje të luajtura. Ndërsa Rafael Nadal triumfoi në turneun e Acapulco (Meksikë), ku në finale mundi 2-0 (6- 3, 6-2) amerikanin Taylor Fritz.

Për pasojë, tenistët ruajnë pozitat e tyre në renditje. Djokovic qëndron në krye, duke kaluar kuotën 10 mijë pikëve. Ai ruan avantazhin prej më pak se 400 pikësh ndaj Rafael Nadal, duke qenë se nga fitoret e fundit të dy tuan nga 500 pikë.

Ajo që bie në sy është ngjitja në vendin e tretë e austriakut Dominic Thiem, që parakalon në klasikimin e përgjithshëm Roger Federer (i dëmtuar).

RENDITJA – MESHKUJ, “TOP-5”

1-Novak Djokovic, 10.220 pikë

2-Rafael Nadal, 9.850 pikë

3-Dominic Thiem, 7.045 pikë

4-Roger Federer, 6.630 pikë

5-Daniil Medvedev, 5.890 pikë