MENU
klinika

Rritje me 15 milionë euro

Kumbulla e Strakosha, kuqezinjtë më të shtrenjtë

03.03.2020 - 16:24

Interesimi për të ka qenë maksimal në merkaton e dimrit, ndërsa tani shumë klube presigjoze, përfshi edhe Barcelonën, kërkojnë Marash Kumbullën, të cilit po i rritet frikshëm vlera e kartonit me Veronën në Itali.

Mbrojtësi shqiptar vlente vetëm 75 mijë euro në qershor të vitit të shkuar, por tashmë kushton shumë për ekipet që e duan në skuadër. Sipas përditësimeve të fundit të “Transfermarkt”, Kumbulla vlen 25 milionë euro.

Jo pak, por 15 milionë euro ka pasur rritje nga shifra e fundit që kishte në përditësimin e të dhënave të futbollistëve. Njëkohësisht lojtarët kur shiten kanë një vlerë edhe më të madhe sesa ajo e paraqitur në “Transfermarkt”, që shërben më tepër si një kufi minimal.

Padyshim që në fundin e këtij kampionati, Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i kushtueshëm i Shqipërisë, edhe pse është vetëm 20-vjeç. Në pozicionin aktual e ndan vendin e parë me Thomas Strakoshën, si lojtarët më të shtrenjtë që kanë kuqezinjtë, pasi vlejnë 25 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pique u plak, Umtiti jashtë forme

Barcelona futet në garë për Marash Kumbullën