MENU
klinika

Bundesliga, java 6

Bayern Munchen thyhet në Berlin nga Hertha

28.09.2018 - 22:30

Pas barazimit 1-1 të martën në mbrëmje në fushën e vet ndaj Augsburg, Bayern Munchen ka provuar edhe shijen e hidhur të humbjes në sezonin e ri, teksa është mposhtur 2-0 nga Hertha në Berlin. Një humbje që mund jetë me pasoja për kampionët në fuqi, pasi rrezikohet kreu.

Hertha goditi dy herë brenda pjesës së parë. Në mesin e këtij fraksioni “veterani” Vedad Ibisevic shënoi me penallti për berlinezët, ndërsa një minutë para fundit të pjesës së parë mesfushori sllovak Ondrej Duda shtangu sërish mbrojtjen mike.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që nga viti 1988 që Bayern të përmbyste dy gola disavantazh dhe kjo nuk ndodhi as këtë herë. Në pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga Nico Kovac sulmoi me kokën poshtë, por nuk arriti të mposht ish-portierin e tyre Thomas Kraft.

Bayern dhe Hertha kryesojnë me 13 pikë, pas gjashtë javësh, por Borussia Dortmund dhe Werder Bremen mund të ngjiten në krye, nëse fitojnë sfidat e radhës në transfertë përkatësisht ndaj Leverkusen dhe Stuttgart.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN