MENU
klinika

Ja çfarë thotë i dërguari i OBSH në Tiranë!

Pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri?

04.03.2020 - 13:49

Raul Gonzales, drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, i pranishëm në mbledhjen e Task Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin ka tentuar t’i japë përgjigje pyetjes që ka sot çdo shqiptar:

Si ka mundësi që në vendin tonë nuk ka ende asnjë person nga koronavirusi. Ai u shpreh se në lidhje me këtë virus e gjithë Bota është duke studiuar dhe se nuk kishte një përgjigje të prerë. Gonzales shtoi se shqiptarët duhet të besojnë të institucionet më shumë se sa te informacionet e rreme që qarkullojnë.

“Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët. Ka shumë për të thënë në lidhje me këtë pyetje që ju keni. Para 2 javësh në vendin tim (Spanjë) kemi hasur raste me këtë virus. Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar. Njerëzit e prekur në vendin tim nuk kishin qenë as në Itali dhe as në Kinë. Ne ditë pas dite po mësojmë më shumë mbi këtë virus, po mbledhim informacione nga të gjitha rastet në të gjitha vendet e prekura. Ne duhet t’i shmangemi keqinformimit apo fake news, duhet të kemi besim te institucionet tona të mos shpërndajmë lajme të rreme që i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare në këtë drejtim”,– u shpreh i dërguari i OBSH-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet të kujdesemi për çdo shqiptar"

Koronavirusi/ Balla kërkon në interpelancë Manastirliun


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!