MENU
klinika

"Receta e mamit"

Lakror me miell misri dhe kunguj

04.03.2020 - 19:19

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 5 persona

Version i shëndetshëm, pa kalori dhe i lehtë për stomakun tonë!

INGREDIENTËT

  • 5-6 kunguj të njomë
  • 2-3 kokrra vezë
  • 1.5 filxhan miell misri
  • 1.5 filxhan qumësht dhe kos
  • 100-150 gram djathë
  • Koper, nenexhik
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Fillimisht grijmë kungujt në rende. Sitim miellin e misrit dhe përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tas.
  2. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me miell misri dhe hedhim masën e përgatitur.
  3. E vendosim në furrë të piqet në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë!