05.03.2020 - 15:31
Receta për: 5 persona
Kërkon 10 minuta kohë për t’u përgatitur dhe ju jep në fund 291 kcal. Padyshim qendron në krye të të gjitha supërave që keni provuar, falë salmonit që ka në përmbajtje.
INGREDIENTËT
- 2 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
- 1 presh i prerë në copa të vogla
- 2 karota mesatare, të qëruara dhe të prera në shirita të hollë
- 2 patate të prera në kubik të vegjël
- 3 gota me lëng perimesh
- 1 tufë kopër i freskët i copëtuar imët
- 2 fileto salmoni të prera në kubik të vegjël
- ¼ gotë me krem pana
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Në një tenxhere në zjarr mesatar shkrini gjalpin.
- Shtoni preshin, karotat dhe i përzieni për 5 minuta.
- Shtoni patatet, kripë, piper të zi, lëngun e perimeve dhe koperin.
- I vini kapakun dhe i lini të ziejnë për 10 minuta. Nga fundi i ulni nxehtësinë dhe i lini të ziejnë në zjarr të ulët, edhe për 5 minuta të tjerë.
- Tani shtoni copat e salmonit dhe i lini në zjarr edhe për 10 minuta.
- Më pas i shtoni kremin e panës dhe i lini në zjarr edhe për 2-3 minuta.
- E shërbeni të ngrohtë dhe mund ta shoqëroni me një fetë bukë thekre.