MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate të ëmbla, zhytur në salcën me djathë e hudhra

06.03.2020 - 15:16

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona
Djathi parmigiano dhe tërësia e përbërësve të tjerë do ta bëjnë këtë pjatë të ketë një shije të pabesueshme!

INGREDIENTËT

  • 500 gram patate të ëmbla
  • 2 lugë çaji kripë
  • ¼ filxhan me gjalpë
  • 4 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan me lëng pule
  • 1 filxhan me djathë parmigiano të grirë
  • Borzilok i freskët i copëtuar
  • Kripë dhe piper të zi

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë patatet e ëmbla.
  2. Pas 15 minutash i hiqni nga zjarri. I kulloni në ujë të ftohtë, i prisni përgjysmë dhe i lini mënjanë.
  3. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin. Shtoni hudhrat dhe më pas miellin.
  4. I përzieni vazhdimisht. Gradualisht i shtoni lëngun e pulës dhe vazhdoni t’i trazoni.
  5. Tani i shtoni pak piper të kuq, të zi dhe djathin parmigiano.
  6. I përzieni. Nëse masa është shumë e trashë, atëherë i shtoni pak qumësht.
  7. Pas 5 minutash, shtoni në tigan patatet dhe i përzieni me kujdes të gjitha bashkë.
  8. I servirni me bozilok të freskët para se t’i shërbeni!