MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pite me kos dhe hudhra

07.03.2020 - 11:00

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta për: 4 persona
Këto pite janë thjesht të adhurueshme! Pasi t’i provoni, do më besoni…

INGREDIENTËT

  • 1 kg miell
  • 600 ml ujë të vakët
  • 1.2 litër kos
  • 1/2 kokë hudhër
  • Kripë
  • Vaj

UDHËZIMET

  1. Sitim miellin dhe hapim me duar një gropë në mes. Shtojmë kripë, ujë, 1 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë ta punojmë më duar derisa të formohet një brumë jo shumë i fortë.
  2. Mbulojmë brumin me pecetë dhe e lëmë të vijë për 40 minuta.
  3. Pasi të kalojë kjo kohë e zbulojmë brumin, vendosim pak miell në tryezën e punës dhe vendosim miellin duke rrotulluar brumin në të dhe duke e ndarë në kulaçë jo shumë të mëdhenj.
  4. I lëmë kulaçët 15 minuta të pushojnë dhe fillojmë t’i hapim në madhësi me diametër 20 cm.
  5. Lyejmë petët me vaj dhe i bashkojmë nga 3 kulaçë me njëri tjetrin.
  6. Ka 2 mënyra për t’i hapur këto kulaçë.
  7. Mund t’i lyejmë me pak vaj dhe ti hapim me duar, ose mund ti lyejmë me miell duke i hapur me petës.
  8. Në të dyja rastet, lyejmë mirë me vaj pasi hapet peta dhe me ndihmën e një picete mblidhen role dhe vendosen në tepsi.
  9. Kështu vazhdojmë me të gjithë petët pasi të mbushet tepsia, lyejmë mirë me vaj, i presim në racione dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25-30 minuta.
  10. Shtypim hudhrat me pak kripë, i trazojmë me kosin dhe menjëherë sapo tepsia të dalë nga furra, shkëputim copat që i kemi prerë, i lyejmë me kosin me hudhra.
  11. Kosin që tepron e hedhim përsipër dhe e vendosim tepsinë në furrën e ngrohur, tashmë të fikur.
  12. E lëmë tepsinë në furrë 5 minuta, sa për t’u zbutur, më pas e nxjerrim nga furra dhe e shërbejmë duke e spërkatur përsëri me hudhra dhe kos.