7 gra janë vrarë nga burrat apo familjarët në 3 muajt e parë të këtij viti. Ndaj në prag të 8 Marsit, gratë e Elbasanit zbritën në një marshim kundër dhunës. Në Elbasan, fatmirësisht nuk ka pasur raste fatale, por deri tani 70 gra kanë kërkuar ndihmë në qendrat sociale.
Dita ndërkombëtare e Gruan e gjen Shqipërinë këtë vit me një bilanc të frikshëm viktimash të krimit dhe dhunës. 7 gra janë vrarë vetëm në tre muajt e parë të vitit 2020 nga burrat apo familjarët e tyre! Ndaj në prag të 8 marsit, gratë e Elbasanit marshuan krah për krah në formë proteste kundër dhunës. 70 prej tyre janë detyruar të kërkojnë ndihmë në një qendër për ti shpëtuar burrave apo familjarëve keqtrajtues
“Janë 8 raste të akomaduara në shelter-in e emergjencës për shkak të emergjencën së dhunës.”
Disa prej tyre edhe me urdhër mbrojtje.
“Çdo grua është e mirëpritur në shërbimet tona,por nuk duhet të presim që gruaja të dhunohet dhe të vijë te shërbimet tona. Ne sot të gjithë jemi këtu për ët parandaluar dhunën dhe vrasjen.”
Dhuna në familje është tashmë një krizë e shoqërisë sonë! Fajtorët përgjithësisht janë burrat! Ndaj mesazhin në prag të 8 marsit ua dha një burrë.
“Mos i vrisni gratë, në emër të dashurisë për jetën, në emër të grave që janë gjysma e botës dhe edukojnë gjysmën tjetër.”
Në qarkun e Elbasanit, për këtë krim nuk ka pasur raste fatale, por fenomeni i dhunës në familje mbetet shqetësues. 131 raste u denoncuan vitin e kaluar.
Numrin më të lartë të denoncimeve në rang qarku e mbajnë e kanë Librazhdi dhe Përrenjasi.