Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Vuaj nga parazitët në zorrë, si mund ti trajtoj?
Përgjigjet mjeku e përgjithshme: Ndër parazitët e zorrëve që takohen më shpesh te njeriu janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si tek të vegjlit, ashtu edhe tek të mëdhenjtë, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës. Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve.
Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer, dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.
19 gr hudhër qërohet dhe shtypet. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma radhë (askaridoza).
Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi. Futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.
Merrni 1 gotë raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grihen imët dhe lihet nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.