Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për situatën në vend pas reshjeve të borës që kanë rënë gjatë natës së kaluar dhe reshjeve të shiut me intensitet të lartë.
Sipas ARRSH, ka pasur rënie gurësh dhe dherash në disa akse por situata është normalizuar. Nuk ka bllokim të qarkullimit në asnjë aks.
“?Gjatë natës ka pasur reshje bore ? dhe reshje me intensitet të lartë shiu ? në veri dhe jug të vendit.
Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.
?Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.
Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.
⚠Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:
Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
?Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.
Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemësh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.
Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie gurësh, u pastruan nga kontraktori? qarkullimi vazhdon normalisht.
?Në aksin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përrenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë?, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.”