Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A mund të transmetohet koronavirusi nga kafshët shtëpiake?
Përgjigjet mjeku: Meqenëse edhe shumë qytetarë shqiptarë janë dashamirës ndaj kafshëve të buta shtëpiake dhe i mbajnë në banesa, ISHP informon se nuk ka prova për infektim me koronavirus nga këto kafshë. Këshillohet që pas prekjes së tyre të lahen duart mirë me sapun e ujë të rrjedhshëm, sepse kjo mbron të dyja palët nga bakteret.
Hetimet e hollësishme kanë zbuluar se, në Kinë në 2002, SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit dhe në vitin 2012 në Arabinë Saudite, MERS-CoV nga gamilet te njerëzit. Njihen shumë koronaviruse që qarkullojnë te kafshët, por që ende nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërsa sistemi i survejancës përmirësohet në të gjithë botën, ka të ngjarë të identifikohen më shumë koronaviruse. Burimi i kafshëve të koronavirusit të ri nuk është identifikuar ende. Supozohet se rastet e para njerëzore në Kinë rrjedhin nga një burim shtazor.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.