09.03.2020 - 17:55
Receta për: 4 persona
Limoni dhe hudhra do i japin një super shije kësaj recete!
INGREDIENTËT
- 1 pako spaghetti
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 thelpi hudhër të copëtuar imët
- 2 pako ton peshku
- 1 lugë gjelle lëng limoni+ lëkura e tij
- 2 lugë gjelle majdanoz i freskët i copëtuar
- Djathë parmigiano i grirë për servirje
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë si zakonisht spaghettit.
- Ruani 1 gotë nga lëngu i tyre dhe më pas mund t’i kulloni.
- Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni hudhrat për 30 sekonda.
- Shtoni tonin e peshkut duke e thërrmuar me dorë.
- Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, pak kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë për 1 minutë.
- Tani shtoni pastat, majdanozin e grirë dhe lëngun e pastave.
- I përzieni mirë dhe pas 5 minutash i hiqni nga zjarri.
- I shërbeni të ngrohta nëpër pjata. Ju bëftë mirë!