MENU
klinika

Tre librat "epidemikë"

Koronavirusi zhduk “Murtajën” nga libraritë

09.03.2020 - 19:41

Kërcënimi global i Covid-19, po i dërgon lexuesit drejt romaneve, që kanë i subjekt epidemitë. Botuesit në mbarë botën bëjnë me dije, se janë rritur ndjeshëm shitjet e tre librave: “Murtaja” e Albert Kamysë, “The Eyes of Darkness” e Dean Koontz dhe “The Stand” e Stephen King, sipas “The Guardian”.

“Murtaja” është në “Top 10”-en e librave më të shitur në Itali, sipas raportimit të revistës letrare “ActuaLitté”. Ndonëse përgjithësisht është konsideruar si një alegori e përvojës së popullit francez gjatë pushtimit nazist, vepra ka ngjallur interes së fundmi.

“Murtaja” e Kamysë, i vendos ngjarjet në një qytet në Algjeri, Orani. Dr. Bernard Rieux vë re gjithnjë e më tepër, minj të ngordhur. Pas tyre, shtohen vdekjet e njerëzve dhe krejt papritur, Orani e gjen veten të izoluar nga bota.

“The Stand” imagjinon një botë të dekompozuar nga një grip i rrezikshëm, i njohur si “Captain Trips”. Edhe shitjet e romanit “The Stand” janë rritur ndjeshëm së fundmi.

“The Eyes of Darkness” fitoi popullaritet pas teorisë që u përhap në internet, ku thuhej se Dean Koontz, parashikoi koronavirusin. Thashethemi nisi të përhapej sepse virusi i librit quhet “Wuhan-400.” Është e vërtetë që Koontz, shkruajti për një virus fiktiv në romanin e tij, me emrin “Wuhan-400″ i referohet qytetit kinez ku pati origjinën koronavirusi i 2019-ës (COVID-19), por sëmundja e librit nuk ka të përbashkëta me sëmundjen reale.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të gjymtuar, lipset ta shohim si një vepër të plotë”

“Njeriu i revoltuar” i Kamy: Revoltohem, prandaj jemi!