MENU
klinika

Luhatet paundi

Banka e Anglisë pret normat e interesit me 0.5%

11.03.2020 - 14:08

Banka e Anglisë (BOE), banka qendrore e Mbretërisë së Bashkuar, uli normat e interesit me 0.5 pikë përqindje të mërkurën në mëngjes, si pjesë e një përgjigje emergjente ndaj koronavirusit, ose COVID-19.

Norma e interesit standarde e bankës qendrore para uljes ishte 0.75%. “Ulja e Normës së Bankës do të ndihmojë në mbështetjen e besimit të biznesit dhe konsumatorit në një moment të vështirë, për të forcuar flukset e parave të bizneseve dhe familjeve, dhe për të zvogëluar koston, dhe përmirëson disponueshmërinë,”– tha BOE.

Paundi britanik ra pak kohë pas vendimit të Bankës së Anglisë, por i grumbulloi humbjet për tregti me 1.2904 dollarë ndaj dollarit në 07:58 AM GMT.

“Pas përhapjes së COVID-19, çmimet e aseteve dhe të mallrave kanë rënë ndjeshëm, dhe rendimentet e obligacioneve të qeverisë arritën kulmin e poshtëm të të gjitha kohërave. Pasiguria e tregut financiar ka arritur në nivele ekstreme”- tha BOE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtohen kursimtarët dhe pensionistët

BBC/ Tregjet “u dhanë lamtumirën” $200 miliardë