MENU
klinika

"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj

Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve

12.03.2020 - 11:49

Banka e Shqipërisë ka vendosur të “ngrijë” pagesat e kredive në tre muaj. Mësohet se vendimi do të jetë i vlefshëm për individët dhe për subjektet private. Megjithatë kjo nuk do të thotë se këstet do të falen. Vendimi është marrë në përshtatje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me qëllim shmangien e radhëve në banka dhe për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur daljen e individëve nga banesat apo dhe shmangien e kontakteve të mundshme.

Sa i përket modaliteteve që do të përdoren, Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë se si do të duhet të veprojnë. Në periudhën e “ngrirjes” së pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat mbi mospagesën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!