MENU
klinika

Nuk i harron propozimet e Bashës

Rama mbyll fasoneritë dhe qendrat call center

12.03.2020 - 16:30

Kryeministri Edi Rama ka zbatuar një tjetër propozim të kryeopozitarit Lulzim Basha për mbylljen e fasonerive dhe qendrat call center.

Ai u shpreh se u ndërmorrën disa inspektime në qendrat e fasonerive dhe call center-at dhe u vendos mbyllja e tyre por ndër të tjera edhe do të kenë çdo kosto të mbylljes .

”Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat.

Janë të detyruara të respektojnë distancat teknike, nëse kur të rinisë aktivitetet do të konstatohet se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur veten, jo vetëm do mbyllen po do marrin përsipër çdo kosto të kësaj mbylljeje.” tha Rama.

Fillimisht qeveria caktoi rregulla për fasoneritë, call center- at dhe bizneset për të ruajtur një distancë më shumë se një metër të punonjësve si dhe për të respektuar rregullat e higjienës por pas inspektimeve është vendosur të mbyllen deri më 3 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!