MENU
klinika

"Receta e mamit"

Papare me bukë thekre e djathë dhie

14.03.2020 - 09:37

Receta për: 4 persona

Përbërësit

  •  5 feta bukë të zezë
  •  2 lugë gjelle gjalpë të freskët
  •  2 lugë gjelle vaj ulliri
  •  1/2 gotë ujë të nxehtë
  •  Djathë i bardhë sipas dëshirës
  •  piper ose spec djegës
  •  Nenexhik (3-4 gjethe)
  •  1 thelbi hudhër e shtypur

Përgatitja

  • Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaji ulliri.
  • Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.
  • Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.
  • Unë pasi i kam hedhur ujin e transferoj Paparen në një tavë dhe e fus për gati 10 min në furrë të parangrohur me temperaturë 200 gr C. E bëj këtë pasi buka në përgjithësi pasi shtohet uji fillon të squllet dhe humb formë.
  • Pasi e nxjerr nga furra shtojmë djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin ose nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të
  • gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.
  • Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me gjalpë pak djathë dhe nenexhik të freskët!